Ja procedurat e reja:Italia heq legalizimin e dokumenteve shqiptare
Tirana Observer - 25.06.2011 18:01:59
Arrihet marrëveshja mes dy vendeve për të hequr burokracitë nëpër zyraNga dita e djeshme nuk do të ketë më nevojë që dokumentet e autoriteteve shqiptare të legalizohen në Ambasadën Italiane në Tiranë. Po kështu, e njëjta gjë ndodh dhe me dokumentet e lëshuara nga autoritetet italiane, në Itali, të cilat nuk do të kenë më nevojë të legalizohen nëpër ambasadat apo misionet e tjera diplomatike që Shqipëria ka në atë vend. Në bazë të marrëveshjes procedurat s?do të jenë më si parë, por do të bëhen direkt në ministrin ë e Punëve të jashtme të Shqipërisë. MarrëveshjaKy ishte konkluzioni i takimit të djeshëm mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Saba D?Elia. "Mendoj që ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, një zhvillim që përmirëson ndjeshëm marrëdhëniet konsullore mes dy vendeve dhe mbi të gjitha, krijon lehtësi për qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për shërbimet konsullore që ofrohen nga institucionet në Shqipëri dhe në Itali", u shpreh Haxhinasto. Ambasadori italian në Shqipëri, Saba D?Elia, u shpreh se ky raport i dyanshëm i takon disa aspekteve si ekonomike, politike dhe sociale. ?Miqtë shqiptarë, që kanë një dokument zyrtar shqiptar, që u duhet për nevojat e tyre për ta paraqitur në Itali, s?do të kenë më nevojë të marrin legalizimin e dokumentit pranë Ambasadës sonë, pasi do të mjaftojë të paraqiten me këtë dokument në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për të vendosur një vulë në dokument dhe më pas do të paraqiten në konsullatën italiane për ta përkthyer dokumentin?, tha D?Elia. "Kjo do të thotë që qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më nevojë të vënë vulën e legalizimit që bëhej më parë, ku vetëm vitin e kaluar rreth 70 mijë qytetarë shqiptarë kanë kërkuar këtë legalizim", u shpreh ambasadori italian. Procedurat e legalizimeve"Qytetarët shqiptarë s?kanë më nevojë të shkojnë as në konsullatën e Shkodrës apo Vlorës, por mjafton të marrin vulën e apostilës në MPJ dhe pastaj do të bëjnë vetëm përkthimin e dokumentit në konsullatë", shtoi ai.Sipas tij, kjo do të thotë që kostoja e shpenzimeve do të ulet me rreth 80 % për qytetarët shqiptarë. "Pasi kemi punuar me autoritetet shqiptare për liberalizimin e vizave, ky është një tjetër lehtësim që u bëhet shtetasve shqiptarë. Ky bashkëpunim do të ndihmojë në integrimin e Shqipërisë në BE?, theksoi D?Elia. Ndërkohë, i pyetur në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe ndikimin e saj në integrimin e vendit në BE, D?Elia u shpreh se "duhet punuar për të kaluar këtë fazë. Vendi duhet të rikthehet në një jetë politike normale edhe në parlament, sepse pikërisht në parlament duhet të punohet për të aplikuar ato reforma që kërkohen nga BE". Ndalimi i çamëve në kufi, Haxhinasto: Greqia s`njeh toponimet çameAutoritetet greke mesa duket i kanë nxjerrë jashtë të gjithë legjislacionit dhe termave juridikë toponimet çame. Së paku ky ka qenë argumenti i përdorur për të justifikuar incidentet e përsëritura të ndodhura në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë ku shtetas çamë përfshi edhe gjyqtarë nuk janë lejuar të kalojnë në anën tjetër. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto, i pyetur mbi moslejimin e kalimit të kufirit grek të disa qytetarëve shqiptarë me origjinë çame, u shpreh se ?reagimi i MPJ-së ka qenë i menjëhershëm. Kemi kontaktuar autoritetet përkatëse greke dhe kemi kërkuar sqarime. ?Sipas autoriteteve greke, toponimia e përdorur në dokumentet shqiptare, ka ndryshuar nga ligjet greke. Jemi duke vlerësuar këtë shpjegim të palës greke dhe më pas do të mbajmë një qëndrim përkatës?, tha ministri i Jashtëm Haxhinasto. Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, fjala toponim, e cila është përmendur nga pala greke në sqarimin e saj, do të thotë emër krahine. Rrjedhimit në informacionin e përcjellë Ministrisë së Jashtme në Tiranë duket se Greqia ka bërë të qartë se nuk njeh krahinat çame.SHBA shtyn gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor Presidenti amerikan Barak Obama ka shtyrë edhe për një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor. Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhe, dekreti u nënshkrua nga presidenti Obama për shkak të kërcënimit të pazakontë dhe të jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve. ?Këto kërcënime vijnë nga veprimet e personave të përfshirë apo që ndihmojnë, sponsorizojnë dhe mbështesin dhunë ekstremiste në Republikën e Maqedonisë apo në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, apo veprime që dëmtojnë Marrëveshjet e Dejtonit në Bosnje, ose Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Kosovë. Për shkak se këto veprime kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve, gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në 26 qershor 2001 dhe masat e ndërmarra lidhur me këtë, do të vazhdojnë të kenë efekt edhe pas 26 qershorit të këtij viti. Ndaj do të shtyj edhe për një vit, gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare lidhur me Ballkanin Perëndimor?, - përfundon deklarata e publikuar nga Shtëpia e Bardhë dhe e nënshkruar nga presidenti amerikan Barak Obama.Berisha: Shqipëria, e angazhuar në veprimtaritë ndërkombëtare sportiveKryeministri vendit Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Amar Addadi. Gjatë këtij takimi mes Addadi dhe Zotit Berisha është folur për performancën e ekipeve shqiptare në Lojërat e Mesdheut. Gjatë fjalës së tij Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave të Mesdheut bëri një ekspoze të shkurtër dhe dinjitoze të ekipeve shqiptare në lojërat mesdhetare, duke u shprehur se ekipet shqiptare kanë dëshmuar dhe dëshmojnë një performancë të lartë duke qenë pjesëmarrëse dhe fituar edhe medalje të shumta. Në vazhdim zoti Addadi i shprehu kryeministrit Berisha kënaqësinë për bashkëpunimin e mirë që ata kanë me Komitetin Olimpik shqiptar. Addadi u shpreh ?Bashkëpunimi që ne kemi me Komitetin Olimpik shqiptar është i shkëlqyer dhe kjo marrëdhënie pritet të vazhdojë edhe më tej?. Kryministri Berisha bëri të ditur se Shqipëria do të jetë gjithmonë e angazhuar në veprimtaritë ndërkombëtare sportive. Në fjalën e tij theksoi se pjesëmarrja në veprimtaritë ndërkombëtare krahas karakterit sportiv, shërben shumë edhe për një bashkëpunim kulturor, njohje të vlerave të kombeve të ndryshme dhe gjithashtu njohje të historisë së vendeve të rajonit..Në vazhdim ai u shpreh se qeveria shqiptare do të jetë gjithmonë në mbështetje të të gjitha aktivitetet që do të organizojë Komitetit Olimpik shqiptar. Berisha e vuri theksin te bashkëpunimi shumëpalësh që sipas tij është shumë i të rëndësishëm dhe qeveria do të vazhdojë përpjekjet në kuadër të zgjerimit të programit të bashkëpunimit me Komitetin e Lojërave të Mesdheut.


Komentoni
Folë shlirë dhe mos ofendo.
Mund të shkruani edhe karaktere.
 
Emri&Mbiemri:
Email:
Vendi:
Kodi i sigurimit:
Jepe kodin e sigurimit:

Leonardo(FRf6cVkCwyI): 29.07.2013 15:47:28
These pieces really set a standard in the insdytru.